E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia gati për anëtarësim në OBT

Bashkimi Evropian paralajmëroi një arritje të madhe në negociatat që kanë për qëllim anëtarësimin, deri në fund të këtij viti, të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Komisioneri për Tregti i BE-së, Karel De Guht, tha se janë zgjidhur çështjet e fundit bilaterale me Moskën rreth industrisë se veturave, eksportimit të produkteve bujqësore nga Rusia dhe rreth taksave për importimin e drurit.

Megjithatë, Moskës ende i duhet të kalojë një mosmarrëveshje me Gjeorgjinë fqinje, e cila ka fuqinë për ta bllokuar anëtarësimin e Rusisë pas luftës së shkurtër që zhvilloi me të në 2008.

Një tjetër kusht shumë rëndësishëm është edhe miratimi nga Kongresi amerikan i vendosjes së marëdhënieve tregtare të Shteteve të Bashkuara me Rusinë.
Rusia është shteti i fundit me një ekonomi të zhvilluar që ende nuk është anëtare e OBT-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›