Obama-Clint Eastwoodit: Kjo karrige është e zënë
UASHINGTON - Debati për zgjedhjet e nëntorit, për presidentin amerikan Barack Obama, është spostuar nga ai me Romney-n, tek ai me aktorin Clint Eastwood.
Kjo, pasi legjenda e kinemasë amerikane, në konventën e republikanëve në Tampa, ka simuluar një dialog me Obamën duke pasur përpara një karrike bosh.
“Një karrige bosh dhe një teleprompter. Njësoj si të thuash, ke vetëm llafe dhe distinktiv”, i ka thënë Eastwood presidentit në dialogun e simuluar.
Por megjithëse i tillë, aktori ka vazhduar për 10 minuta, duke bërë një monolog sureal, të denjë për filmat e tij. “Më kërkon që të flas me Romney-n? Përse nuk i flet vetë…”, ka qenë një nga pyetjet e “bisedës”, që ka çuar në delir turmën e mbledhur në Tampa.
“Kjo pjesë ishte një nga momentet që mund të mbetet në historinë e kësaj konvente dhe madje edhe në atë të politikës amerikane”, shkruajne mediat.
Barack Obama ka vendosur të replikojë ndaj monologut të aktorit me një foto të publikuar në Twitter dhe Facebook.
Stafi i presidentit ka vendosur në rrjetet sociale një foto që tregon karrigen e presidentit, pas të cilës shihet koka e Obama-s dhe poshtë shkruhet: “This seat is taken” (Ky vend është i zënë).
Pavarësisht moshës së thyer, 82 vjeç, Eastwood ka qenë gjithmonë një republikan dhe ishte në Tampa për të mbështetur Mitt Romney, në cilësinë e një mysafiri surprizë.
Pjesa “ke vetëm llafe dhe distinktiv” e fjalimit të tij është marrë nga dialogu në filmin “The Untouchables”, kur Robert de Niro në rolin e Al Capone i drejtohet Cevin Kostner, që interpreton agjentin e policisë Eliot Ness në fund të proçesit gjyqësor.
(d.b/Dukagjini/BalkanWeb)