Një Flamurtar i tmerrshëm, Laçi prish festën e Rubios
TIRANE-Drejtuesit e Flamurtarit duhet të rishikojnë edhe njëherë objektivat e tyre për këtë sezon, pasi kjo skuadër, edhe pse është ndërtuar me shumë bujë për 100 vjetorin e Pavarësisë, nuk funksionon aspak. Lojë apatike, aspak fantazi dhe një sulm steril. Janë këto karakteristikat e skuadrës vlonjate në këtë start të sezonit. Ndeshja e djeshme duhet të ishte një spektakël për tifozerinë dhe një festë për trajnerin spanjoll Hulian Rubio Sançez, por ajo është kthyer në një dramë të vërtetë. Laçi është konfirmuar “macja e zezë” e Flamurtarit, teksa, pasi i hoqi titullin dy vjet më parë, dje e ka mundur 1-0 në Vlorë. Ka mjaftuar një gol i Emurallit në startin e pjesës së dytë për t’i dhënë 3 pikët ekipit të Stavri Nicës, që e niste ndeshjen si jo favorit përballë një ekipi të ndërtuar për të fituar trofe. Tekniku durrsak sapo është rikthyer në pankinën e kurbinasve, duke treguar se mbetet një emër tepër serioz i futbollit shqiptar.
Edhe pse me një skuadër shumë herë më pak të paguar dhe më të varfër në emra, ai ka arritur të marrë 3 pikë në një fushë që pak skuadra kanë mundur të marrin pikë në sezonet e fundit. Humbja e djeshme e lë Flamurtarin në kuotën e 1 pike pas 2 ndeshjesh, një start aspak shpresëdhënës për një skuadër të ndërtuar me shpenzime të shumta.
Ardhja e trajnerit Rubio duket se nuk ka ndryshuar shumë gjëra në këtë ekip, që një javë më parë barazoi 1-1 në Berat ndaj Bylisit. Nuk ka munguar në këtë ndeshje as acarimi i tifozerisë, që nuk e ka aprovuar aspak lojën e futbollistëve që kishin zbritur në fushën e lojës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga një goditje dënimi, e shkaktuar nga prekja me dorë jashtë zone e portierit Koliqi, që më pas doli me karton të kuq.
Skënderbeu
Në Korçë, Skënderbeu nuk ka falur përballë Apolonisë, duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Edhe pse është larguar presidenti Zeqo, korçarët duken sërish kompetitivë, duke mos falur asgjë. Ndeshja e djeshme gjithsesi nuk ka qenë aq e lehtë, pasi fierakët janë treguar një “kockë e fortë”. Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën kampionët e vendit e rritën presionin në portën e Miço. Pas 10 minutash, sulmuesi kroat Pero Pejiç është penguar në mënyrë të parregullt në zonë nga mbrojtësi Çela dhe për arbitrin Koçi ka qenë penallti. Plaku nuk ka falur, duke kaluar në avantazh Skënderbeun. Në minutën e 64-t, Orelesi ka mbyllur llogaritë me ndeshjen, duke realizuar një gol nga jashtë zone. Pas këtij momenti, ritmi i ndeshjes ka rënë, pasi edhe Apolonia është dukur e dorëzuar. Skënderbeu ndërkohë ka marrë i vetëm kreun e kampionatit, me 6 pikë të plota, në pritje të ndeshjeve të Tiranës e Teutës.
(d.b/BalkanWeb)