Në Shqipëri, 40 mijë përdorues të drogës
Droga është një fenomon shumë i ri në vendin tonë, por prania prej dy dekadash e nuk e ka frenuar që të ketë tiparet më bashkëkohore të shfaqjes së saj. Zyrtarisht raportohet se në Shqipëri numërohen rreth 40 mijë përdorues, 65% e të cilëve konsumojnë opiumin. Por, edhe pse konsumimi i drogave më të rënda si heroina dhe kokaina, kanë numër më të vogël përdoruesisht, tendenca e shifrave vitet e fundit ka ardhur në rritje. Në një konferencë të përbashkët me të gjithë aktorët për menaxhimin e fenomenti në fjalë, ministria e Shëndetësisë Anila Godo, ka bërë publike gjithashtu se, është rritur në mënyrë alarmante përdorimi i substancave medikamentoze, si ekstaza.Presidentja e fondacionit në ndihmë të fëmijëve shqiptar në nevojë, Liri Berisha, duke e konsideruar drogën një fenomen të frikshëm që pushton shumë jetë të rinjsh, ka deklaruar se fenomeni tashmë ka marrë tipare shqiptare. Në këtë aktivitet të përbashkët, ministria e Shëndetësisë Godo, ka njoftuar se së shpejti do të ngrihet në Tiranë, e para qendër gjysëm rezidenciale anti-drogë.