Shkarkohet kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Thoma Miço
Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Thoma Miço, është shkarkuar për abuzime të rënda me detyrën. Vendimin e marrë nga kryeministri Berisha e ka komentuar disa ditë më vonë, vetë ministri i Punës Anastas Duro, i cili ka thënë gjithashtu se, deklaratat për dorëheqje nga ana e tij, janë spekulative. Këtë deklaratë Duro e ka dhënë gjatë prezantimit të Thoma Melos, në postin e Inspektorit të Përgjithshëm në Inspektoriatin Shtetëror të Punës.Melo zëvendëson në këtë detyrë ish-Inspektorin e Përgjithshëm Miço i cili u shkarkua nga kryeministri pas propozimit të bërë nga ministri i Punës. Por, menjëherë pas zyrarizimit të Melos në këtë post, ka dhënë dorëheqjen drejtori i auditit të brendshëm në ministrinë e Punës, Maksi Sotiri. Vendimi i tij, erdhi pasi ka konsideruar të pabazuara akuzat e minstrit Duro për punën e kryeinspektorit Miço, qendrim të cilin e bëri publik nën zë për mediat.