Obama: Dhuna në Siri, e papranueshme
Presidenti amerikan, Barak Obama ka dënuar dhe i ka quajtur të papranueshme dhunën e ushtruar nga regjimi sirian ndaj protestuesve.
Pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me mbretin Abdullah të Jordanisë, Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i rritur përpjekjet diplomatike për ta shtyrë regjimin e presidentit Bashar al-Asad që të largohet.
Aktivistët thonë se 32 persona janë vrarë dje në Siri, shumica e të cilëve në qytetin e Homsit.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara Amerikës është duke u përgatitur për të diskutuar rreth një draft rezolute të re të Rusisë, që bën thirrje për t`i dhënë fund dhunës në Siri.
Megjithatë, propozimi rus, pavarësisht se i bën thirrje regjimit për ndalje të dhunës dhe lirim të të burgosurve, përjashton mundësinë e një intervenimi të huaj ushtarak në Siri.