E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orban do të mbrojë para PE-së politikat e qeverisë së tij

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban pritet që të udhëtojë sot drejt Strasburgut, për të mbrojtur politikat e qeverisë së tij, gjatë debatit të Parlamentit Evropian.
Qeveria konservative e Orbanit ndodhet nën presione të mëdha nga BE-ja, lidhur me miratimin e ligjeve të fundit, të cilat, sipas kritikëve koncentrojnë pushtetin në duart e qeverisë.
Komisioni Europian nisi dje procedurat ligjore kundër Hungarisë për reformën e ndërmarrë për Bankën Qëndore, Mbrojtjen e të Dhënave dhe Sistemin Gjyqësor.
E ashtuquajtura “procedura e shkeljes” mund të konsiderohet një paralajmërim për Budapestin. Presidenti i Komisionit Europian, Zhose Manuel Barroso e bëri publik vendimin, pas takimit me 27 komisionerët e BE-së në Strasburg.
Komisioni Europian u ka kërkuar autoriteteve hungareze të bëjnë ndryshime për të respektuar ligjin Europian, por deri tani, kjo nuk ka ndodhur.
Ndryshime ligjore janë përfshirë në Kushtetutën e re të Hungarisë, e cila hyri në fuqi më 1 Janar. Mijëra hungarezë protestuan kundër të ashtuquajturit “autoritarizëm të FIDESZ”
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›