E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Djegia e Kuranit ndihme per Al-Kaeden

Presidenti Barack Obama i ka bere nje thirrje urgjente nje pastori ne Floride i cili parashikon te djege kopje te Kuranit qe te heqe dore nga ky plan.Permes nje interviste televizive ne kanalin ABC Presidenti e cilesoi kete veprim destruktiv dhe mundesi per te rekrutuar per Al-Kaeden.Presidenti tha se shpresonte qe pastori Terry Jones do te degjoje sic u shpreh engjejt me te mire dhe te anuloje djegien e planifikuar per te shenuar pervjetorin e sulmeve te 11 shtatorit. Nese ai po degjon shpresoj qe ta kuptoje se ajo qe propozon te beje eshte teresisht ne kundershtim me vlerat tona si amerikane qe ky vend eshte ndertuar mbi nocionin e lirise dhe tolerances fetare. Si kryekomandant i Forcave te Armatosura te SHBA-se une dua qe ai te kuptoje se ky veprim per te cilin ai ka folur mund te rrezikoje mjaft te rinjte dhe te rejat qe sherbejne ne Irak dhe ata qe jane ne Afganistan - tha Presidenti. Indonezia Pakistani dhe India qe te gjitha vende me popullsi te madhe myslimane i kane bere thirrje ndarazi Presidentit Obama qe te veproje. Autoritetet amerikane thone se aftesia e tyre per te nderhyre eshte e kufizuar nga Kushtetuta amerikane. Terry Jones drejton nje bashkesi fetare te vogel. Ai thote se djegia do te jete nje menyre per ti bere qendrese terrorizmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›