Sherueset e 11 Shtatorit

Gjate kesaj fundjave Susan Retik nje hebreje qe humbi bashkeshortin gjate sulmeve terroriste te 11 Shtatorit planifikon te flase ne nje xhami ne Boston. Ajo synon te gjeje mbeshtetes ne mesin e besimtareve qe frekuentojne kete xhami per betejen e saj kunder varferise dhe analfabetizmit ne Afganistan. Susan Ritek ka ndjekur ndoshta rrugen me te pazakonte dhe njeheresh me frymezuesen pas sulmeve te 11 Shtatorit. Ky pervjetor i sivjetshem tingellon vrazhde pasi disa po perpiqen ta kujtojne me fjale urrejtjeje dhe djegien e Kuranit.
Menjehere pas sulmeve terroriste Retik u lidh me nje tjeter grua Patti Quigley. Te dyja kishin humbur bashkeshortet ne ato sulme nderkohe qe prisnin te beheshin nena. Femijet e tyre nuk do ti njohin baballaret. Te dermuara nga tragjedia ato kuptuan se te veja si ato ishin rreth gjysme milioni gra ne Afganistan. Ky numer do te rritej derisa atje nisi nje tjeter lufte. Te dyja grate kuptuan se te vejat afgane mund te ishin nje force stabilizuese ne vend.Ne kohen kur qeveria amerikane reagoi me raketa e bomba pas sulmeve te 11 Shtatorit Retik dhe Quigley i drejtuan syte nga projektet qe luftojne varferine ne vendin ku ishin ngjizur sulmet qe i ndryshuan jetet e tyre.Organizata qe ato nisen Beyiond the 11th deri tani ka ndihmuar mbi 1000 te veja afgane qe te fillojne biznese te vogla. Eumlshte kjo nje perpjekje per te ndihmuar nje nga grupet me ne nevoje ne bote si dhe per tiu pergjigjur ndryshe mosbesimit urrejtjes dhe papunesise te ngritur nga talebanet.
Me shume vende pune do te thote me pak dhune - thekson Retik dhe shtonEumlshte naive te mendosh se ne do ta ndryshojme ate vend por ndryshimi duhet te nise nga diku. Nese mund te aftesojme nje grua qe te jete ne gjendje te siguroje jetesen per familjen e saj kjo do te thote se se paku kater ose pese veta do te kene nje strehe mbi koke ushqim ne tryeze dhe nje mundesi per arsim.Ne kohera te erreta kemi tendencen te shtypim pjesen tone te mire. Me keto dy zonja ka ndodhur ndryshe. Paul Barker qe ka punuar per shume vjet ne Afganistan me organizaten Care thote se nese qeveria amerikane do te ndante pasionin e ketyre grave per arsimin dhe zhvillimin do te ishte arritur shume me teper.Ne mesin e aktiviteteve te iniciuara nga keto dy gra jane ngritja e nje fabrike per prodhimin e topave te futbollit ku te punesuar por dhe drejtimin e kane marre gra te veja te cilat me pare jane aftesuar. Po keshtu nje numer kryefamiljaresh jane pajisur me pula apo gje te gjalle qe te mund te sigurojne jetesen per familjet e tyre. Projekti i ardhshem i zonjes Retik ne Afganistan eshte te mbeshtese nje projekt per mikrofinancat.
Eumlshte e qarte se te gjitha keto aktivitete nuk do ta kthejne Afganistanin ne nje vend paqesor. Por faktet tregojne se permes arsimit e zhvillimit behet me shume per te luftuar fondamentalizmin. E keto rruge jane edhe me te lira.E admiroj punen e zonjes Retik se ajo eshte e kunderta e histerise anti-islame qe po erreson aktivitetet e ketij pervjetori te 11 Shtatorit.Puna e saj synon ti bashkoje te gjitha fete kunder armiqve te perbashket te njerezimit padijes dhe varferise cfare reflekton nje fuqi morale e mendore e afte qe te mund te largoje terrorizmin.