Kosova mirepret rezoluten BE-Serbi

Kosova ka mirepritur nje projektrezolute kompromis te arritur midis BE-se dhe Serbise e cila pritet te paraqitet per miratim ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.Qeveria e Kosoves thote se ajo hedh poshte mundesine e bisedimeve per statusin me Serbine dhe inkurajon dialogun midis te dyja vendeve si shtete te pavarura.Ne projektin e ri behet thirrje per dialog mes dy shteteve per nje zgjidhje te pranueshme nga te dyja palet. Projekti i ndryshuar permend faktin se nje zgjidhje e pranuar nga te dyja palet... mund te gjendet nepermjet negociatave.Nje projekt i meparshem i rezolutes ishte kritikuar nga BE-ja sepse denonte shpalljen e pavaresise nga Kosova. Qeveria serbe kembengul se projektrezoluta e ndryshuar nuk njeh pavaresine e Kosoves. Nepermjet nje deklarate per shtyp qeveria e Kosoves thote se projekti qe ka mbeshtetjen e BE-se dhe SHBA-se eshte ne perputhje te plote me realitetin e krijuar ne Kosove dhe ne rajon.
Kjo draftrezolute merr ne konsiderate mendimin keshilledhenes te GJND-se e cila ka konkluduar qarte se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare - thuhet ne deklarate.Qeveria e Kosoves shpreh keqardhje per deklaraten e bere publike nga qeveria e Serbise e cila ne menyre deshperuese perpiqet te krijoje keqinterpretime dhe pritje false lidhur me permbajtjen e draftrezolutes se re te perpiluar nga BE-ja dhe SHBA-ja - thuhet me tej ne deklarate.
Kompromisi
Celesi i kompromisit sipas analisteve duket te jete perpjekja e eksperteve BE-se per ta formuluar tekstin e projektrezolutes ne menyre te tille qe secila pale te mund ta interpretoje ate ne menyre te vet e ne te njejten kohe te mos jete e demshme per asnje proces. Projekti i ndryshuar permend faktin se nje zgjidhje e pranuar nga te dyja palet ... mund te gjendet nepermjet negociatave.Duke pare tekstin e ri te rezolutes dhe duke e krahasuar ate me variantin e pare qe Serbia kishte dorezuar eshte e qarte se ka ndryshime rrenjesore.Ne tekstin e pare qe ishte krejtesisht i papranueshem per shumicen e vendeve te BE-se Serbia deshironte qe Asambleja e Pergjithshme te thoshte se shkeputja e njeanshme nuk eshte zgjidhje duke pasur parasysh se statusi i Kosoves per shumicen e vendeve te BE-se se eshte zgjidhur dhe ai eshte pranuar nga keto vende.Nuk ka qene i pranueshem as formulimi ku ftohej per dialog ne mes te dyja paleve per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme per te dyja palet per ceshtjen e statusit.Keto formulime jane hequr nga teksti i ri i projektrezolutes. SHBA dhe 22 vende anetare te BE-se qe e kane njohur Kosoven reaguan me zemerim dhe bene fushate qe vendet e tjera te votonin kunder projektrezolutes duke i sugjeruar Beogradit se kerkesa per anetaresim ne BE do te vihej ne rrezik. Ne variantin e ri te tekstit te rezolutes merret ne dijeni mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise GJND.
GJND-ja vendosi se shpallja e pavaresise se Kosoves ne asnje menyre nuk shkel normat e se drejtes nderkombetare. BE-ja ka pershendetur kompromisin duke theksuar se tani ka rendesi procesi qe duhet te pasoje.Aprovimi i projektrezolutes mendohet te permbylle ceshtjen e mendimit te GJND-se dhe te filloje ate qe BE-ja deshiron te behet nje kapitull i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtines ku mund te bisedohet per gjithcka por nuk mund te bisedohet per dy ceshtje statusi i Kosoves dhe ndarja territoriale duke pasur parasysh perspektiven evropiane te Serbise dhe Kosoves e te rajonit.
BE e kenaqur
BE-ja e ka pershendetur vendimin e Serbise qe te pranoje kushtet e saj per paraqitjen e tekstit te ri te projektrezolutes per Kosoven. Perfaqesuesja e Larte e BE-se per Politike te Jashtme Catherine Ashton ka thene se pershendet ngrohtesisht njoftimin e Presidentit te Serbise Boris Tadic lidhur me hapat e ardhshem ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ne lidhje me projektrezoluten per vendimin keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Kosoven. Zonja Aston tha se tashme kjo projektrezolute do te paraqitet nga 28 vende evropiane 27 vendet anetare te BE-se dhe Serbia.Ne kemi bashkepunuar me Serbine dhe kjo arritje eshte nje tregues i angazhimit te perbashket per perspektiven evropiane te Serbise - tha zonja Ashton. - Pas votimit te sotem ne Asamblene e Pergjithshme eshte e rendesishme qe te filloje dialogu me Beogradit dhe Prishtines. Ky dialog do te jete nje faktor paqeje sigurie dhe stabiliteti ne rajon.Qeverite evropiane e mirepriten kete hap.Ky eshte nje hap tjeter ne rrugen drejt normalizimit te marredhenieve - tha ministri i Jashtem francez Bernard Kouchner nepermjet nje deklarate.Ministria e Jashtme spanjolle shprehu kenaqesi te thelle duke thene Me kete marreveshje Serbia riafirmon me force deshiren e saj per te vazhduar hapat e fuqishem ne procesin e integrimit evropian ne nje fryme konstruktive.
Asambleja e Pergjithshme e OKB-se debaton per Kosoven
Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara sonte e fillon shqyrtimin per propozim-rezoluten e Serbise per Kosoven te cilen Beogradi e ka paraqitur mbreme pas konsultimeve dhe harmonizimit me Bashkimin Evropian.Per propozim-tekstin e ri shefja e Politikes se Jashtme te Bashkimit Evropian Catherine Ashton tha se tani eshte tekst i 28 vendeve qe do te thote i 27 shteteve te BE-se dhe i Serbise. Ne propozim-tekstin e ri pershendetet gatishmeria e BE-se per lehtesimin e dialogut ndermjet paleve dhe konstatohet se procesi i dialogut vetvetiu do te ishte faktor i paqes i sigurise dhe i stabilitetit ne rajon. Ne Asamblene e Pergjithshme me se shpeshti miratohen rezolutat me shumicen e thjeshte por per aprovimin e rezolutave per ceshtjet e rendesishme duhet te votohet nga dy te tretat e vendeve anetare te OKB-se.Keto rezoluta nuk jane obliguese per vendet anetare por vleresohet se kane peshe te madhe politike.
Aktivitet i ngjeshur i delegacionit shteteror te Kosoves ne Nju Jork
Me qellim te bashkerendimit te plote te qendrimit para mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se e cila pritet te mbahet neser delegacioni shteteror i Kosoves i perbere nga Presidenti Fatmir Sejdiu Kryeministri Hashim Thaci dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni jane takuar me ambasadoret e vendeve te Kuintit.Ne kete takim kreret e institucioneve te vendit ritheksuan falenderimin e popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves per mbeshtetjen e perhershme qe vendet anetare te peseshes i kane dhene Kosoves ndersa shprehen besimin se keto vende do te perkrahin Kosoven edhe ne sfidat e metejme me te cilat perballet vendi yne ne rrugen e integrimeve te pakthyeshme euroatlantike. Delegacioni i Kosoves edhe nje here e kundershtoi nismen e Beogradit zyrtar per te paraqitur nje projektrezolute ne Asamblene e Pergjithshme duke theksuar se pas mendimit shume te qarte te GJND-se kjo eshte teresisht joproduktive. Presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni jane takuar edhe me ambasadoret e shteteve te Organizates se Konferences Islamike nga te cilet moren konfirmimin se kjo organizate do te vazhdoje ta perkrahe Kosoven ne te gjitha institucionet dhe forumet nderkombetare me qellim qe Republika e Kosoves sa me pare te integrohet plotesisht ne mekanizmat nderkombetare.