Obama: Do të forcojë marrëdhëniet me NATO-n
Uashington(start)-Presidenti i ri amerikan Barack Obama u shpreh i vendosur për forcimin e marrëdhënieve me aleatët e NATO-s dhe për zgjidhjen së bashku të sfidave globale. Obama iu dërgoi një mesazh Asamblesë parlamentare të NATO-s që mbahet në Valencia.
"Kam ndërmend të punoj nga afër me kryetarin e ri të Asamblesë parlamentare të NATO-s, amerkanin John Tanner, për të forcuar marrëdhëniet me aleatët tanë dhe për të zgjidhur së bashku sfidat globale", shkruan Barack Obama.
Asambleja parlamentare e NATO-s "ofron një forum vlerash për një debat jozyrtar dhe gjetjen e një konsensusi mes aleatëve tanë dhe kjo asamble duhet të vazhdojë punën vitale për ta bërë të kuptueshme udhëheqjen e Aleancës gjatë 10 viteve të ardhshme dhe më tej", vazhdon Obama në letrën e tij, e lexuar nga kryetari aktual i Asamblesë, portugezi Hose Lello.
Asambleja Parlamentare e NATO-s, që është një organizëm këshillues i Aleancës Atlantike e përbërë nga parlamentarë të çdo vendi anëtar, po zhvillon mbledhjen vjetore që nga dita e shtunë e deri sot në Valencia të Spanjës.