Dule: Të shtyhet seanca
Tiranë (start)-Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga nisja e seancës parlamentare, Vangjel Dule ka kërkuar që seanca për diskutimin e Kodit të ri zgjedhor të shtyhet për një datë tjetër, ndërsa i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli që të thërrasë urgjent Konferencën e Kryetarëve të komisioneve parlamentare.
Kryetari i PDNJ-së, i cili është pjesë e qeverisë, ka kërkuar ndërhyrjen e kreut të shtetit Bamir Topi, i cili sipas Dules duhet të thërrasë konferencën e partive parlamentare, një metodë kjo e përdorur jo rrallë herë në politikën shqiptare, në raste krizash të mëdha.
Sipas kreut të partisë minoritare, situata aktuale ka mbetur peng e karshillëqeve të disa partive politike, ndaj sipas tij, duhet t’i jepet fund këtij ngërçi.