E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Jo miratimit të Kodit

Tiranë (start)- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti, e ka vlerësuar si jo normale seancën e sotme të Kuvendit, pasi sipas tij deputetët janë njohur vetëm dje me variantin përfundimtar të Kodit Zgjedhor.

“Ne nuk e kuptojmë nxitimin e zonjës Topalli, apo të atyre që urdhërojnë zonjën Topalli, për të sjellë në një mënyrë të rrufeshme, jashtë rregulloreve që kanë aprovuar vetë deputetët, jashtë çdo lloj procedure normale parlamentare, Kodin Zgjedhor dhe të imponohet aprovimi i tij në Kuvend”-tha Prifti, zëdhënësi i grevës së dhjetë deputetëve.

“Sigurisht që deputetët grevistë, por edhe gjashtë parti parlamentare që janë shprehur shumë qartë dje, nuk do ta njohin këtë Kod Zgjedhor. Ky Kod Zgjedhor, me këto lloj procedurash, do të jetë i kontestueshëm dhe kontestimi do të jetë i besueshëm nga të gjithë”-theksoi më tej, teksa shtoi se edhe nëse kalohet sot Kodi Zgjedhor në mënyrën se si po tentohet të kalohet, përpjekjet e tyre për të rivendosur votën e lirë në Shqipëri nuk mbarojnë me kalimin e këtij Kodi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›