Obama: Izraeli të bëjë kompromis për paqe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Izraelit që të pranojë kompromisin, i cili do të siguronte paqe dhe siguri të qëndrueshme për shtetin hebre.
Në një fjalim para disa të rinjve izraelitë në Jerusalem, Obama ka thënë se paqja në Lindjen e Mesme është e nevojshme, sepse është e vetmja rrugë drejt sigurisë.
Ai po ashtu ka thënë se e vetmja rrugë për Izraelin që të përparojë si shtet demokratik në rajon është pranimi i një Palestine të pavarur.
Obama ka thënë se e drejta e popullit palestinez për vetëvendosje dhe drejtësi duhet të njihet.
Presidenti amerikan ndodhet në vizitën e parë zyrtare në Izrael.
Të enjten, ai ka takuar edhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, gjatë një udhëtimi në Bregun Perëndimor./Indeksonline/