Obama: Jam i shqetësuar për krizën ekonomike në Greqi
Presidenti i SHBA-së Barak Obama është shprehur se ai është i shqetësuar se kriza ekonomike greke ka influencuar dhe po vazhdon që të ndikojë në tregjet e tjera ndërkombëtare. Deklarata e presidentit amerikan u transmetua gjatë një interviste për një televizion rus.
Barak Obama u shpreh se ishte konsultuar me këshilltarët e tij ekonomik dhe ata ishin shprehur se defiçiti buxhetor grek ishte një kërcënim real për të gjithë ekonominë botërorë përveç se kishte një ndikim negativ në tregjet ndërkombëtare.
"Unë besoj se liderët europianë po i ndjekin me shumë seriozitet zhvillimet e fundit në ekonominë e Eurozonës,"- u shpreh presidenti amerikan në një intervistë të dhënë për televizinon shtetëror rus "RTR". Presidenti Obama u shpreh se ishte informuar se qeveria greke po ndërmerr një varg masash drastike për të ulur defiçitin buxhetor si edhe masën e borxhit publik që ka qeveria. Sipas autoritetet më të lartë të SHBA-së ky vendim i qeverisë Papandreu ishte i duhuri pavarsisht kontestimeve të opozitës greke dhe sindikatave në shtetin helen. Masat drastike që ka ndërmarrë qeveria Papandreu kanë të bëjnë me uljet e ndjeshme të pensioneve dhe të rrogave tek punonjësit e administratën shtetërore.