E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: Në themel të bojkotit, qëndrojnë aleanca mafioze

Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli ka dënuar këtë qëndrim sipas saj unik Evropë të Edi Ramës dhe grupit të pinjollëve të tjerë të bllokut.

 “Në themel të bojkotit të Parlamentit, mohimit të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe të bojkotit dhe denoncimit të 8 dhjetorit si antimiting nga Edvin Kristaq Rama dhe grupi punisto mafioz në krye të Partisë Socialiste qëndrojnë firmat e Kristaq Ramës për ekzekutimin dhe varjen e disidentëve dhe qytetarëve të pafajshëm edhe në vitin e rënies së murit të Berlinit qëndrojnë firmat e Xhelil Gjonit dhe Sul Bushatit dhe ish bllokmenëve të tjerë, për internimin, burgosjen e fëmijëve, grave, burrave të pafajshëm në rrethet ku ata kanë drejtuar”, u shpreh Mëhilli.

Ajo ka përsëritur edhe një herë akuzar ndaj Ramës për braktisje të fëmijës së tij, ndërkohë që ka shtuar se në themel të bojkotit të parlamentit “qëndrojnë mbi 500 mijë metër katror troje publike dhe private të grabitura nga Dulakët, Kokëdhimat, Yjet, Deshët, Besnikët, Doshët, Leskajt e Edvinit”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›