E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunon te mituren fqinje

Skrapar Arrestimi

Nje 52-vjecar nga Skrapari u arrestua nen dyshimet se ka ushtruar dhune seksuale ndaj nje adoleshenteje 16-vjecare. Policia informoi se ne fshatin Backe te Skraparit Shefqet Koromani 52 vjec eshte arrestuar ne mengjes pasi eshte akuzuar se ka ushtruar dhune seksuale ndaj nje te miture 16-vjecare. Behet e ditur se dy dite me pare vajza e shoqeruar nga prinderit eshte paraqitur ne policine e qytetit te Corovodes ku ka denoncuar fqinjin e saj per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune. Sipas padise perdhunimi i vajzes ka ndodhur ne banesen e saj kur ajo ishte e vetme ne shtepi. I dyshuari nuk e ka pranuar krimin nderkohe qe vajza ka rrefyer gjithcka ne prani te prinderve te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›