E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Koha për veprim për shëndetësinë

Presidenti Barak Obama i tha Kongresit se ai është i vendosur për të siguruar miratimin e planit të tij për reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor, në mënyrë që çdo amerikan të jetë në gjendje të përballojë një kujdes cilësor.
Presidenti Obama u bëri thirrje të dyja dhomave të Kongresit që të paraqesin hollësi të propozimeve të tyre që do t'i shtoheshin planit të tij. Plani i presidentit do t'a bënte të paligjshme për kompanitë private të sigurimeve shëndetësore që t'u mohonin pacientëve shërbime për arsye të së kaluarës së tyre mjekësore.
Presidenti Obama tha se dështim i qeverisë për të trajtuar këtë çështje e ka shtyrë vendin në vështirësi.
Kritikët thonë se sigurimi shëndetësor i kontrolluar nga qeveria do të ishte njësoj si gllabërimi i kësaj industrie nga shteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›