SHBA/ Ted Kenedi kishte shkruar letër për reformë në shëndetësi
Senatori amerikan, Ted Kenedi bënte thirrje, në një letër që duhej lexuar pas vdekjes së tij që ndodhi në fund të gushtit, që 2009-a të jetë viti i reformës së sistemit shëndetësor në SHBA. Lajmi u bë i ditur presidenti amerikan Barack Obama.
Obama shpjegoi përpara parlamentarëve të dy dhomave, të mbledhur dje në mbrëmje në Kongres për të dëgjuar fjalimin e tij solemn mbi reformën në shëndetësi, se e kishte marrë letrën disa ditë pas vdekjes së Ted Kenedi më 25 gusht nga një kancer në tru. "Luani i Senatit", figurë e të majtës amerikane, dëshmonte në këtë letër besimin e tij se "kjo punë e madhe e papërfunduar e shoqërisë sonë", për të cilën ai luftoi afro 5 dekada në Senatin amerikan do të përfundojë këtë vit, tha Obama.
"Ai theksonte këtë të vërtetë sipas të cilës mbulimi shëndetësor është vendimtar për begatinë tonë të ardhshme, por ai më kujtonte gjithashtu se kjio "shkon përtej gjërave materiale'", vijoi Obama, në praninë e të vesë së Ted Kenedi, Vicki, dhe të djemve të tij, Patrick dhe Tedi Junior.
"Ajo me të cilën ne po përballemi", shkruante ai, " i tejkalon të gjitha çështjet morale. Ajo që është në lojë nuk janë vetëm detajet e një politike, por parimet themelore të drejtësisë sociale dhe karakteri i vendit tonë", deklaroi Obama duke cituar fjalët e senatorit të ndjerë.
Obama tha se letra ishte shkruar në muajin maj për t'u bërë publike pas vdekjes së autorit të saj.