E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, pastori bolivian rrëmbyesi i avionit

Një pastor bolovian ishte pengamarrësi i avionit meksikan me 100 pasagjerë në bord, por incidenti përfundoi pa gjakderdhje.
Sipas autoriteteve mesksikane Pastori deklaroi se kishte marre peng avionin për një mision hyjnor
Ministri i Sigurisë Publike Genaro Garcia Luna tha se pilotët kishin mbajtur kontrollin e avionit në çdo moment.
"Së pari, po ai është një prift protestant, ai thotë se ishte një mision hyjnor që e çoi atë në këtë veprim. Në fluturimi, ai u shpreh se sot është 9 shtator 2009 kështu është 9-9-9 dhe që i referohet, nëse ai u kthehet me kokë poshtë, kjo do të thotë 666 dhe si një prift ai thotë se ishte një kërcënim për të. Sipas rrethanave atë që kerkonte të bente ishta marrja nën kontroll e avionit, dhe le të jem i qartë se në çdo kohë, pilotët, për shkak të profesionalizmit të tyre, ata ishin në gjendje për të parandaluar marrjen e kontrollit te avionit.
Emri pastorit është Jose Marc Flores Pereyra. Pereyra eshte me precedente penale në Bolivi, është dënuar për mashtrim dhe është një person me varësi të plotë ndaj lëndëve narkotike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›