Kosovë, Këshilli Gjyqësor: Puna në gjykata, alarmante
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) vlerëson punën në gjykata si alarmante.
Këshilli, duke u bazuar në raportet nga gjykata, ka vërejtur disa faktorë që ndikojnë në punën më të efektshme të gjykatave siç janë mungesa e legjislacionit në sfera të caktuara, numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve për të përballur zgjidhjen në kohë të çështjeve në gjykatë, numri i pamjaftueshëm i prokurorëve, kushtet e punës, numri i vogël i bashkëpunëtorëve dhe praktikantëve, numri i vogël i ekzekutuesve, çështja e adresave, çështja e dëshmitarëve e tjerë.
Për këtë, këshilli kërkon nga institucionet kompetente mbështetje për gjyqësorin.