E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Kongresi do votojë sulmin në Siri

SHBA-Presidenti Obama deklaroi të martën se beson që kongresi amerikan do të miratojë autorizimin e një aksioni kundër Sirisë dhe se ai është i gatshëm të bashkëpunojë me ligjvënësit për të përpiluar një rezolute specifike për këtë çështje. 

“Jemi shumë të bindur se Siria ka përdorur në mënyrë të verbërt armët kimike që kanë vrarë mijëra persona, mes të cilëve edhe 400 fëmijë”. 

Deklarata e Obamës erdhi pak përpara takimit të tij me anëtarët e kongresit në Shtëpinë e Bardhë. I pyetur nëse kongresi do të votojë pro propozimit të Obamës, shefi i shtëpisë së bardhë deklaroi se ai besonte që po. 

Obama ka kërkuar miratimin e kongresit para se të ndërmarrë një goditje ushtarake ndaj Sirisë për përdorimin e armëve kimike ndaj civilëve për të cilin akuzohet qeveria siriane.

(m.s/Nesw 24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›