Partia e minoritetit MEGA në qeveri? Njihet për lidhjet me "Agimin e artë"
“Pas marrjes së detyrave qeveritare më 9 shtator nga Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama, pritet shpallja e emrave të zëvendësministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm, që do të rrjedhin nga partitë greke PBDNJ dhe MEGA”.
Kështu shkruajnë disa site greke, që njihen për trajtimin e cështjeve të të ashtuquajturit Vorio Epir dhe minoritetit grek në Shqipëri.
Sipas këtyre informacioneve, 2 në 3 zëvendësministra do t’i takojnë, njëri PBDNJ-së dhe njëri partisë së minoritetit MEGA.
Ndërsa 4 ndër 5 drejtorë të përgjithshëm, do të rekomandohen dy nga PBDNJ dhe dy nga MEGA. Përmendet gjithashtu edhe ndryshime gjithëpërfshirëse në arsim dhe polici, në zonat e Shqipërisë së Jugut.
Nëse këto lajme kanë një bazë të vërtetë, atëherë duhet të kujtojmë se Partia e Minoritetit grek për Ardhmërinë, MEGA, e drejtuar nga Kristo Kiηo, ka qenë e rreshtuar përkrah PD-se dhe kreut të saj Berisha, deri në zgjedhjet e fundit të 2013.
Por më e rëndësishmja, MEGA është e vetmja parti e minoritetit grek ne Shqipëri që ka lidhje të ngushta me partinë neonaziste “Agimi i Artë” në Greqi. Përfaqësues të lartë të neonazistëve grekë si Kristos Papas dhe Ilias Panajotaros shpesh herë kanë marrë pjesë dhe nëpër takime dhe veprimtari që kjo parti ka zhvilluar në Greqi, në të cilat flitet hapur për pavarësi të Vorioepirit apo për riaktivizimin e Protokollit të Korfuzit dhe ku “Agimi i Artë” i siguron anëtarët e MEGA se do të jetë krah tyre deri në fund. Këto faktohen me mjaft foto dhe video, ku të sipërpërmendurit janë pranë në aktivitete të përbashkëta.
Në vitin 2012 në përvjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit, përfaqësues të partisë MEGA përkujtuan dhe nderuan Thimios Loli, nje adart i cili ka luftuar për shpalljen e "Autonomisë së Shqipërisë së Jugut" më 1914.
Pra, MEGA është e vetmja parti e minoritetit grek, që ka dalë hapur në krah të neonazistëve grekë, të cilët në programin e tyre, kanë clirimin e Vorio Epirit, të cilin e quajnë tokë greke, apo edhe dëbimin e emigrantëve shqiptarë nga Greqia.
(News24/Balkanweb)