Beqiri: Trashegimia kulturore nuk diskutohet ne zyrat e UNMIK
Qeveria e Kosoves ka refuzuar te marre pjese ne takimin e thirrur nga UNMIK-u, ku ishte parapare edhe pjesemarrja e pales serbe te Beogradit dhe ku do te diskutohej per trashegimine kulturore e fetare serbe ne Kosove. Takimi i djeshem ishte parapare te mbahej ne Prishtine dhe me kete do te shenohej edhe fillimi i bisedave teknike ndermjet Prishtines dhe Beogradit te ndermjetesuara nga UNMIK-u. Ne nje interviste per DE, Ministri i Kultures ne Kosove, Valton Beqiri, shpjegon arsyet e mospjesemarrjes ne kete takim. Ai prek nder te tjera edhe gjendjen e trashegimise kulturore serbe ne Kosove dhe marredheniet me Kishen serbe.
Pse e refuzoi Qeveria e Kosoves marre pjesemarrjen ne takimin e thirrur nga UNMIK-u?
UNMIK-u ka thirrur nje takim, nje tryeze te rrumbullaket ku do te diskutohej trashegimia kulturore. Por ne qysh ne muajin e shkuar kemi themeluar nje forum per trashegimine kulturore dhe forumi ka filluar punen. Keshtu qe mendoj se temat qe do te diskutoheshin ne tryezen e thirrur nga UNMIK-u jane te ngjashme me ato qe diskutohen ne forumin e ministrise se kultures dhe ne kete linje ne nuk e pame te nevojshme qe te marrim pjese ne tryezen e organizuar nga UNMIK-u. Forumi i ministrise se kultures eshte vendi ku mund te trajtohen te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me trashegimine kulturore te Kosoves.
Zoti minister, trashegimia kulturore eshte pjese e planit te Marti Ahtisarit. Pse po behet perpjekje qe kjo ceshtje serish te diskutohet me autoritetet serbe. Ka zera qe thone se do te shenohej me kete rihapja e pakos se Ahtisarit.
Ne i kemi obligimet qe i marrim nga pakoja e Marti Ahtisarit, ato do te realizohen nga qeveria e Kosoves dhe cdo anashkalim i ketyre obligimeve, per qeverine e Kosoves nuk do te thote me obligim.
Cilat jane marredheniet e Ministrise se Kultures me Kishen ortodokse serbe? Deri ku ka shkuar procesi i rindertimit te Kishave dhe Manastireve serbe?
Rreth 80 perqind e punimeve per meremetimin e Kishave dhe Manastireve serbe ka perfunduar. Ne kete proces kane qene te angazhuar eksperte nga vende te ndryshme edhe nga vete Serbia, por fatkeqesisht Kisha Ortodokse serbe ka pasur medyshje rreth angazhimit te qeverise. Ne shpresojme qe ne te ardhmen Kisha serbe do te bindet qe qeveria e Kosoves e mbron trashegimine kulturore ne kete mes dhe trashegimine ortodokse serbe.