E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Me Serbine, vetem interesa euroatlantike

Institucionet e Kosoves e kundershtojne perfshirjen e Serbise ne bisedime per ceshtje te brendshme te Kosoves. Ndersa administrata e Kombeve te Bashkuara ne Kosove eshte ne kerkim te gjetjes se mundesive per nje dialog teknik mes Prishtines e Beogradit, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit te Kosoves e kundershtuan perzierjen e Serbise ne ceshtje te brendshme te Kosoves. "Serbia nuk ka te drejte te interesohet per zhvillimet ne Kosove", tha kryeministri Hashim Thaci. Ai tha po ashtu se do te ishte ne interesin e Beogradit qe te mos tentoje ta cenoje sovranitetin e Kosoves. "Perpos interesave dhe vlerave euroatlantike, asgje nuk mund te kemi te perbashket me Serbine dhe Serbia nuk e ka asnje te drejte te interesimit per zhvillimet ne Kosove. Perkundrazi, eshte me interes qe Beogradi te mos pretendoje ta cenoje sovranitetin e territorit te Republikes se Kosoves", tha Hashim Thaci. Nderkohe, edhe Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, e kundershtoi cdo forme dialogu me Serbine per ceshtjet e definuara si teknike, perderisa ky vend nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves. "Keto bisedime jane jashte kohes dhe jashte hapesires, jane te pamundshme per t'u zhvilluar, per faktin se Serbia nuk e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves. Nuk mund te bisedohet me nje vend qe nuk e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran; te bisedohet per ceshtje teknike", deklaroi Krasniqi. Kryeparlamentari i ka derguar mesazhe edhe UNMIK-ut. Sipas tij, qendrimet dhe vendimet politike ne dhe per Kosoven i marrin vetem institucionet vendore. "Te gjitha qendrimet dhe vendimet politike ne Kosove jane te institucioneve te Kosoves dhe per kete duhet te binden te gjithe. Kosova eshte njohur mbi 50 vende dhe ne kete drejtim institucionet e Kosoves do t'i marrin te gjitha pergjegjesite per te gjitha zhvillimet, qofshin politike apo te natyrave te tjera, me cilindo vend te rajonit apo edhe te botes", u shpreh Krasniqi. Nga ana tjeter, Kryeministri Thaci deklaroi se roli i UNMIK-ut tashme eshte i tejkaluar dhe nuk mund te shihet me si i denje qe te organizoje takime te tilla. "Cmoj shume punen e Organizates se Kombeve te Bashkuara qe ka bere ne Kosove ne keto 9 vjet. Roli i UNMIK-ut sot eshte i tejkaluar. Kosova ka Kushtetuten dhe institucionet legjitime dhe ne do t'i marrim vendimet tona ne perputhshmeri me vullnetin dhe interesat tona nacionale", deklaroi Thaci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›