Thaci kritikon politiken e Beogradit zyrtar
Qeveria properendimore e Serbise eshte po aq e keqe sa nacionalisti Sllobodan Milloshevic ne raport me Kosoven. Keshtu eshte shprehur Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gjate nje interviste per agjencine e lajmeve Reuters. "Ne raport me Kosoven, Beogradi i sotem nuk ka ndryshuar asgje nga Milloshevici. Duke u perpjekur qe ta demtoje integritetin e Kosoves, Serbia definitivisht po e ndjek mentalitetin e Milloshevicit", ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar. Sipas tij, Serbia nuk mund te ndjeke dy paralele, te perpiqet te behet shtet properendimor dhe t'i kercenohet sovranitetit te nje shteti tjeter. "Fytyra e Serbise ne Kosove eshte gjenocidi. Serbia erdhi ketu para nje shekulli me dhune, mbeti ketu me dhune, dhe e la Kosoven duke kryer gjenocid", ka thene kryeministri kosovar.