E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Takim me Thaçin, por ende pa marrëveshje

Presidenti i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka mohuar zërat se është arritur ndonjë marrëveshje për ngritjen e qeverisë së re.
Mediat në Prishtinë thonë se Pacolli ka zhvilluar një takim, siç e ka vlerësuar si “spontan” me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi në një restorant në kryeqytetin kosovar.

Pacolli ka mohuar të jetë folur për qeverinë apo ndarjen e posteve, por ka thënë se “takimi ka shërbyer si shenjë unifikimi pas ngjarjeve të fundit”.

Gjatë ditës së shtunë, të dy partitë nëpërmjet dy komunikatave, deklaruan se takimi në mes të dy liderëve të partive ka ndodhur dhe se në atë takim është folur për krijimin e koalicionit për qeverinë e re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›