E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Lufta me Al-Kaidën po përfundon

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe Presidentin afgan, Hamid Karzai

Presidenti amerikan, Barak Obama tha nga Afganistani se disfata e Al-Kaidës tani është afër dhe se koha e luftës po përfundon .

Në fjalimin e tij në Shtetet e Bashkuara, Obama foli nga baza ajrore Bagram në Afganistan, ku mbrëmë vonë arriti në një vizitë të paparalajmëruar.

Amerikanët e mi të nderuar, ne kemi udhëtuar për më tepër se një dekadë nën mjegullën e zezë të luftës. Këtu, para agimit në Afganistan, mund të shohim dritën e një dite të re në horizont, tha Barak Obama.

Ai në kryeqytetin Kabul u takua me presidentin afgan, Hamid Karzai, pas nënshkrimit të marrëveshjes, me të cilën më gjerësisht rregullohen raportet ndërmjet dy vendeve, pas tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, e paraparë për fundin e vitit 2014.

Sipas marrëveshjes, Uashingtoni nuk përkushtohet për ndonjë prani specifike të ushtarëve, por lejon që Shtetet e Bashkuara potencialisht ti mbajnë trupat në Afganistan, pas luftës, për dy arsye specifike, tha Obama.

Brenda kësaj kornize, ne do të punojmë me afganët për të përcaktuar se çfarë mbështetjeje atyre u duhet për të arritur dy misione të sigurisë pas 2014: kundër-terrorizmin dhe stërvitjen e vazhdueshme. Por ne nuk do të ndërtojmë baza të vazhdueshme në vend, e as nuk do të patrullojmë në qytete dhe male. Kjo do të jetë detyrë e popullit afgan, theksoi Barak Obama. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›