Obama: Më shumë vendosmëri me Kinën
"Eshtë e nevojshme të veprohet me më shumë vendosmëri ndaj Kinës për të garantuar respektimin e transparencës së marrëveshjeve komerciale".
Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama, duke shtuar se "disekuilibrat në nivelin e shkëmbimit të valutës kineze fryjnë në mënyrë artificiale çmimin e prodhimeve tona dhe ulin në mënyrë artificiale atë të tyren".
Obama ka pohuar se kjo çështje, që duhet të zgjidhet, i vë produktet amerikane në disavantazh.