E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon të mbetet problematike situata në Haiti

Vazhdon të mbetet problematike situata në Haiti. Konkluzionet apo bilancet për haitianët janë të tmerrshme, pasi shumica e tyre kanë mbetur në një nivel varfërie të skajshme pas tërmetit që shkatërroi vendin ishullor dhe që besohet se provokoi vdekjen e rreth 200 000 njerëzve. Kjo situatë ka bërë që njerëzit të kenë pakënaqësi dhe të shpresin kritika ndaj presidentit të vendit, duke i kërkuar të ndërmarrë hapa dhe veprime urgjente, për t'i ndihmuar ata të rindërtojnë jetën e tyre. Për këtë arsye dhjetëra qindra haitianë kanë protestuar duke u grumbulluar jashtë një stacioni policie në Porto Prince, qendra ku po operohet që pas tërmetit qeveria haitiane.
Protestuesit i kanë kërkuar presidentit Rene Preval, që të bëjë më shumë për t'i ndihmuar ata.
"Kemi humbur punën tonë në 2004-2007, po kërkojmë punë por nuk ka, njerëzit në rrugë nuk kanë asgjë, nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka shtëpi. Ka disa fëmijë jetimë, por nuk ka ndihmë. Sot kam ardhur këtu për ti kërkuar qeverisë të na paguajë, "tha një nga protestuesit, Jack Estanly. Protesta u zhvillua ndërkohë që Kombet e Bashkuara pranuan se operacion i i ndihmës, është shumë i ngadaltë, por po tregonte shenja progresi.
Tërmeti me magnitudë 7 ballë i cili goditi Haiti më 12 janar vlerësohet të ketë vrarë deri në 200.000 njerëz. Programi Botëror i Ushqimit, një agjenci e OKB-së, synon të ketë 16 pikë shpërndarje të ushqimit nëpër Port-au-Prince dhe të sigurojë për 2 milionë njerëz, për dy javë, vakte ushqimore gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›