SHBA: Hedhja e raketës nga Irani, provokim
Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar sot si provokacion, lëshimin e një rakete nga ana e Iranit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Burton të cilit i është kërkuar një reagim për lëshimin e një vektori "Kavoshgar-3".
"Presidenti Obama është i bindur se nuk është shumë vonë, për Iranin, për të bërë gjënë e drejtë: t'i kthehet bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar dhe të zbatoje detyrimet e veta".