Braçe: Pa transparencën e votës, nuk njohim zgjedhjet
“Sali Berisha në rolin e drejtuesit real, por të paligjshëm të KQZ po çmonton ligjin zgjedhor, duke shfuqizuar me dhunë të gjithë garantët ligjor që i japin të drejtën opozitës për të bërë transparencë mbi çdo votë dhe korrigjuar ligjërisht çdo veprim të paligjshëm që ka deformuar votën e numëruar dhe vlerësuar në të zezë”-tha deputeti i zgjedhur Erion Braçe.
Sipas tij, zgjedhjet tashmë janë shkatërruar dhe standardi i tyre po e rendit Shqipërinë edhe poshtë Ganës. “Dje KQZ, nën urdhrat e Sali Berishës si dhe nën kërcënimet publike të këshilltarëve të tij në detyrë politike dhe partiake në KQZ, shfuqizoi nga ligji zgjedhor garantin që jep të drejten dy anëtarëve të KQZ të marrin prova që tregojnë se procesi dhe vullneti i shprehur me votë është deformuar, që i jep të drejtën dy anëtarëve të KQZ të kërkojnë rinumërimin dhe rivleresimin e çdo vote të numëruar dhe vlerësuar në të zezë apo në kundërshtim me ligjin”-theksoi më tej ai.
Zyrtari socialist tha gjithashtu se Partia Socialiste do të mbronte me çdo kusht votën e lirë të dhënë nga shqiptarët. Braçe nënvizoi se pa rezultatin dhe pa transparencën e çdo vote të hedhur nga qytetarët shqiptarë në Berat, Tiranë dhe Shkodër, nuk do të njihet rezultati i këtyre zgjedhjeve.