PD, Mëhilli: Rama s’njeh zgjedhjet nga humbja
“PD i bën me dije të gjithë shqiptarëve se Zoti Rama nuk mund të njohë zgjedhjet dhe është i aftë dhe i gatshëm të bëjë çdo gjë tjetër përvec njohjes së tyre sepse kërkon me cdo kusht të mos pajtohet me humbjen, dështimin dhe pasojat e humbjes së këtyre zgjedhjeve. PD i kërkon edhe një herë Z.Rama të lërë shpifjet dhe trillimet ndaj KQZ-së, ndaj veprimtarisë transparente të këtij Komisioni”-theksoi zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli.
Gjithashtu, Partia Demokratike i konsideron si primitive kërcënimet e Edi Ramës dhe zëdhënësve të tij si dhe urdhrat politik që i jep militantëve të vet në KQZ të cilët në shkelje të betimit të bërë para Kuvendit, veprojnë si një celulë e cila nuk njeh ligje dhe procedura.
“U bë ditë që z.Rama me zëdhënësit e tij deklaron se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, pasi dje në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve përfaqësuesit e PS deklaruan se komisionerët e tyre dhe vëzhguesit e tyre ndonëse kanë qenë në shumicë në qëndrat e numërimit nuk kanë pasur integritetin dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore, pamvarsisht faktit se kanë vendosur firmat në të gjitha procesverbalet dhe protokollet”-vijoi Mëhilli.