Beckham : Leonardo, luaj ku të duash

Ka filluar edhe zyrtarisht aventura e dytë e anglezit David Beckham në Milano pasi dje ish mesfushori i Los Angelos Galaxy ka zhvilluar stërvitjen e parë me Milanin. Ish kapiteni i Anglisë ka ardhur për të luajtur pasi dëshiron nëj vend në Kupën e Botës me Kombëtaren e Fabio Kapellos dhe i ka lëshuar nëj sinjal të qartë trajnerit Leonardo duke i thënë se ai do të luajë ku të dojë trajneri.Për Beckhamin ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm dje në Milano nga tifozë e gazetarë .Ndërsa pas stërvitjes së parë është kuptuar nga të gjithë dëshira e Beckahmit për të luajtur dhe për të dhënë gjithçka pasi është dukur në formë Tashmë do të ketë dhimbje koke për Leonardon pasi ka edhe një lojtar më shumë të gatshëm për formacionin.