E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Negociatat izraelito-palestineze një hap premtues

UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot rifillimin e negociatave izraelito-palestineze për paqe duke shtuar se ishte një moment "premtues".

"Pjesa më e vështirë mbetet në vazhdim të negociatave dhe shpresoj se izraelitët ashtu edhe palestinezët do të zhvillojnë këto diskutime me mirëbesim, me vendosmëri dhe me vëmendje", deklaroi Obama.

Negociatat e drejtpërdrejta izraelito-palestineze për paqe pritet të rifillojnë në mbrëmje, në Uashington për herë të parë në tre vjet.

Obama u shpreh "i lumtur" që kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbaz kishin rënë dakord për rifillimin e negociatave në Uashington.

"Ky është një hap premtues edhe pse kërkon shumë punë", theksoi Obama.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›