Peqin, makina përplas për vdekje një 23-vjeçar
PEQIN - Një 23-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme në orët e mbrëmjes së të hënës, pasi është përplasur nga një automjet me targa të huaja.
Vladimir Alsina, banues në një fashat në periferi të Peqinit, teksa po dilte në rrugë kryesore me një motokorrëse barërash është përplasur nga një automjet me targa të huaja, i cili drejtohej nga shtetasi Enver Gjini.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndaloi drejtuesin e mjetit me targa të huaja dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(a.k/BalkanWeb)