E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA projekt të fshehtë për krizën greke dhe kontestin e emrit

GREQI- "Stabilitet" është kodi i emrit të planit të fshehtë amerikan i cili do të fillojë të shthuret pak para zgjedhjeve në Gjermani, ndërsa me qëllim përfundimtar ndryshimin e pagesës së borxhit grek në 50 vite, deri në vitin 2063.

Këtë, e shkruan gazeta greke "Dimokratia" duke i'u referuar burimeve diplomatike në Uashington.

Sipas gazetës, amerikanët e kanë humbur durimin me gjermanët dhe e konsiderojnë për luks të rrezikshëm pritjen e pranverës të vitit 2014 që të fillojë të bisedojë për zvogëlimin e borxhit grek. Duke e ndjekur me kujdes situatën në detin Mesdhe, Siri, Egjipt, Turqi, amerikanët ende e konsiderojnë Greqinë për oazë të stabilitetit, edhe krahas problemeve të tij, dhe për atë kanë vendosur të veprojnë në kohën në të cilën gjermanët mund të vlerësohen ndërsa ajo është fushata zgjedhore.

"Sipas informatave të besueshme nga burimet e larta diplomatike, Ministritë e Punëve të Jashtme, Financave dhe Mbrojtjes të SHBA-së zhvillojnë plan gjithëpërfshirës për dalje përfundimtare të Greqisë nga kriza, i cili përmban disa pika që kanë të bëjnë me vlerën e pagesës së borxhit, ndryshimin e interesit dhe krijimin e fondeve investuese për solidaritet sipas modelit norvegjez... Burime të sigurta nga kryeqyteti i SHBA-së tregojnë në atë se amerikanët përmes FMN-së dërgojnë porosi në palën gjermane se dosja greke duhet të mbyllet sa më shpejt me pako të marrëveshjes, i cili do t'i përfshijë borxhin, energjetikën, zonën ekonomike ekskluzive, (ZEE) dhe çështjen për Shkupin dhe Qipron", shkruan "Dimokratia".

Amerikanët sipas gazetës konsiderojnë se është "moment ideal" të mbyllet çështja për Shkupin dhe Maqedonia të hyjë në NATO.

"Kuptohet në diplomacinë ndërkombëtare asgjë nuk është falas... Burimet diplomatike shënuan se: Së pari, Samaras e hodhi poshtë barën e tregtimit dhe do të sakrifikohet që të sigurohet emri erga omnes. E dyta, në fjalimin e mëparshëm të kongresit të demokracisë së re, nuk përmendi simbol gjeografik dhe kërkoi nga shkupjanët të heqin dorë nga iredentizmi dhe të pajtohen me emër i cili nuk do të provokojë karakterin grek të Maqedonisë greke, shënon "Dimokratia".

Zbulimi i planit në këtë periudhë nuk është i rastësishëm, duke pasur parasysh atë që Samaras më 8 gusht do të takohet me presidentin amerikan Barak Obama. Nuk është rastësi as ajo që Samaras me vehte në Uashington i merr edhe ministrin e Financave Sturnaras dhe të Punëve të Jashtme Venizelos. I pari është përgjegjës për çështjen lidhur me borxhin dhe investimet, derisa i dyti kohë më parë është përkrahës i fuqishëm i afrimit të SHBA-së me Izraelin. Sipas disa informatave, pastaj do të vijojnë edhe dy vizita të Athinës të cilat do të kenë simbolikë të lartë politike dhe diplomatike: sekretari amerikan i Mbrojtjes Çak Hejgel dhe sekretari shtetëror Xhon Keri.

"Një pjesë e madhe e agjendës së SHBA-së në mënyrë të përkryer përputhet me agjendën e përgatitur nga ana e kryeministrit Samaras për kryesinë greke në BE. Greqia, edhe krahas problemeve të saj, mundohet sërish të tregohet si forcë udhëheqëse e Ballkanit, dhe për atë do t'i promovojë kandidaturat e Shqipërisë dhe Shkupit (me rekomandim se do të ketë zgjidhje për çështjen e emrit) për hyrje në BE, ndërsa hap edhe hapa të rinj në marrëdhëniet e tyre me Serbinë dhe Bullgarinë", shkruan gazeta greke "Dimokratia".
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›