Obama: Nëse vajzat e mia bëjnë tatuazh, e bëj edhe unë dhe Michelle
SHBA- “Nëse bijat e mia do të bëjnë një tatuazh, atëherë Michelle dhe unë do të bëjmë të njëjtën gjë”. Kjo është ajo çfarë Barack Obama zbuloi në një intervistë televizive, mbi strategjinë e tij si baba i parë i Amerikës për të shmangur që Sasha dhe Malia të vendosin të bëjë imazhe të ndryshme në lëkurën e tyre.
Një plan i studiuar mirë, i cili fokusohet në bashkimin, në vend të represionit.
“Ajo që i kemi thënë bijave tona është: ‘Në qoftë se ju vendosni të bëni një tatuazh, atëherë dijeni se mami dhe unë do të bëjmë atë tatuazh të njëjtë në të njëjtin vend. Pastaj – tha presidenti – ne do të shkojnë në YouTube dhe do ta tregojmë për botën”.
Sipas Obama-s, ata mendojnë se kjo mund t’i dekurajojë vajzat nga ideja se duke bërë një tatuazh është një mënyrë e mirë për t’u rebeluar.
Dorina Bilbili/IDEA/