Messi: Bajerni na mundi në çdo drejtim. Kthimi i vështirë, por do përpiqemi
“Ata ishin më të mirë se ne, më të fortë. Ata na rrahin në çdo gjë. Thjesht janë superiorë”. Në karrierën e një kampioni i cili luan në një ekip pothuajse në nivelin e tij si Barcelona nuk ka shpesh mundësi të shqiptojë fjalë të ngjashme.
Kjo ka ndodhur për Lionel Messi-n, pasi humbjes 4-0 në fushën e Bayern Monakos. Ky rezultat ka shumë të ngjarë t’i mbyll dyert katalanasit në finalen e Champions League në ‘Wembley’.
Por sulmuesi argjentinas nuk mund të tregon dorëheqjen. “Kthimi është i vështirë – pranon ai – Bayern-i është një ekip i madh. Ne kemi për ta marrë veten ndërkohë, ne mendojmë për të fituar Ligën…përndryshe fillojmë të mendojnë për sezonin e ardhshëm…”,-tha Messi.
Ka shpresa se në fundjavë Barcelona mund të fitojë ‘La Liga’-n për herë të katërt në pesë vitet e fundit nëse të shtunën mundi Athletic Bilbao-n dhe Real Madrid të humbasë derbin me Atletico-n.