E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Netanjah, mediat amerikane përflasin një marrëveshje kundër Iranit

Vetëm disa ditë para takimit të rëndësishëm mes Presidentit amerikan dhe Kryeministrit izraelit mediat amerikane po diskutojnë rreth një marrëveshje mes dy palëve për një sulm të mundshëm mbi Iranin.
 

Sipas tyre takimi do të jetë i fokusuar mbi pasurimin e uraniumit nga Teherani zyrtar dhe mbështetja që pritet të kërkojë kryeministri izrealit Benjamin Netanjahu për një sulm mbi republikën islamike.
 

Zyrtarët nga të dyja anët parashikojnë se bisedimet do të jenë të vështira, për faktin se presidenti amerikan Barak Obama dëshiron një zgjidhje me rritjen e sanksioneve për Iranin dhe jo një sulm ushtarak, pasi kjo do të kishte pasoja katastrofike. Por Tel Avivi kërkon nga shefi i Shtëpisë së Bardhë deklarata më të qarta, se sa pohimin që të gjitha mundësitë janë në tryezë.
Por ajo që duket, është se të dy palët janë në drejtime të kundërta përsa i takon një sulmi të mundshëm mbi objektet bërthamore të Iranit.
 

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të dilet me një deklaratë të përbashket, ku të prezantohet një plan i vetëm amerikano-izraelit në lidhje me Iranin. Pavarësisht kësaj mediat amerikanë presin një vendim lidhur dhe me deklaratat e kryeministrit Netanjahu se për Iranin do të flasë me Obamën.
 

Takimi I shumë pritur vjen në një kohë kur BE dhe SHBA kanë rritur sanksionet mbi Iranin, ndërsa ky i fundit ka kërcënuar se do të mbyllë ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon rreth 20% e naftës për konsum botëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›