Pjesmarrje e lartë në zgjedhje, zgjaten votimet në Iran
Pjesmarrja e madhe e votuesve në zgjedhjet e mbajtura në Iran ka zgjatur për rreth dy orë procesin nga orari i planifikuar, raportojnë mediat shtetërore.
Televizioni shtetëror ka paraqitur pamje nga qendrat e votimit në Teheran dhe lokacione të tjera, të cilat tregojnë radhë të gjata njerëzish.
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Alhi Khamnej, mbështetësit e të cilit pritet të marrin shumicën e votave, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë, duke thënë se një gjë e tillë “do t`iu dërgonte mesazh të fuqishëm armiqve të Iranit”.
Mbi 3.400 kandidatë po garojnë për 290 ulëse të legjislaturës iraniane.
Vëzhguesve ndërkombëtarë nuk u është lejuar monitorimi i votimeve, që janë të parat nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale të vitit 2009.