E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Një papë amerikan s'do ndikohej nga unë

Presidenti amerikan Barack Obama beson se një amerikan do të udhëhiqte në mënyrë efektive Kishën, po sikur një papë italian, ose i Guetamalës.

Ai ka bërë këto komente në një intervistë për ABC News, derisa kardinalët janë mbeldhur në Romë për të zgjedhur liderin e ardhashëm të Kishës Katolike, raporton Rel.

Dy kardinalë amerikanë janë parë nga ekspertët e Vatikanit në Romë si konkurrentë potencialë për papë: Timothy Dolan i Nju Jorkut dhe Sean Patrick O'Malley i Bostonit.

I pyetur nëse një papë nga SHBA do të merrte “urdhra nga ju", Obama nënvizoi vështirësitë në të kaluarën që kishte me peshkopët e Kishës Katolike, që e kishin kritikuar atë për provizionet mbi kujdesin shëndetësor, sipas të cilave, detyroheshin punëdhënësit që të mbulonin kontrollin e lindjeve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›