OSBE trajnon kosovarët kundër terrorizmit

Shpërthimet terroriste në veri janë një çështje paraqesin rrezik për kosovarët.
Për këtë punë ekspertë të OSBE-së mblodhën përfaqësues të ministrisë së punëve të brendshme, doganave e prokurorisë për t’iu treguar se si të kenë kujdes nga sulmet që bëhen me kemikale.
Shpërthimet në veri të Kosovës janë nga minat apo materiale tjera militare. Por ky nuk është qëllimi I trajnimit tonë. Ne duam të rrisim vetëdijen për materiale që mund të blihen në treg shumë lehtë dhe atë pa asnjë licensë sikurse produktet për bujqësi.
Trajnimi filloi në Prishtinë dhe për këtë punë Marion Mainer erdhi nga Viena.
Por shkak për këtë program në Kosovës, nuk është rreziku që mund të jetë këtu nga sulmet e tilla.
“Nuk mendoj se këtu ka rrezik më shumë se një rajon. Ne filluam këtu por do vazhdojmë në Sarajevë, Shkup e vende tjera”, kanë thënë organizatorët.
Drejtues të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, thanë se qëllim tjetër i trajnimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë dhe komunitetit biznesor për të kontrolluar prodhimin, transportimin dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese industriale si dhe substancave prej të cilave prodhohen këto mjete./Indeksonline/