E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fitorja e VV-së do të jetë hap i madh për vendin"

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti ka treguar së LVV është e interesuar që të krijojë një front opozitar.
Ne kemi nevojë për një opozitë përmbajtësore. Nuk janë të gjithë njësoj në opozitë.

AAK-në nuk e llogarit si opozitë.

“AAK-ja po kalon nëpër të cilat ka kaluar AKR-ja që kur ishte në opozitë bënte suflerin e pozitës”, ka thënë.
Ai ka përmendur disa deputetë me emra.

“Eqrem Kryeziu mori kompliment prej Hajredin Kuçi për shkak se ulmoi Visarin. Ose ... Naser Osmani që mbron Bedri Hamzën. Nuk janë të gjithë deputetët e LDK-së kështu. Hikmete Bajrami mban të tjera qëndrime, ajo me Naser Osmanin dallojnë si nata me ditë. Them prej qëndrimeve që mbajnë në Kuvend se personalisht nuk i kam takuar asnjërin”, ka thënë Kurti në KTV.

Ndërkaq, për Isa Mustafën thotë se pajtohen për shumëçka por thotë se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor.
“Jo nuk mund ta mbivlerësojmë këtë bashkëpajtim tonin. Por ne koalicionet para apo pas zgjedhore ne i vendosim me referendum brenda Lëvizjes sonë”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, për Jakup Krasniqin ka thënë se po kthehet në rininë e tij.

“Ai po flet kundër privatizimeve, për kombin dhe kjo nuk po ndodhë për herë të parë, ai ka folur kështu edhe shumë më moti. Unë nuk i them atij as eja as mos eja, nuk dua ta ndikoj vendimin e tij, ai është shpresëdhënës”, ka thënë Kurti duke mos treguar nëse do ta pranonte LVV këtë gjë por shtoi se tash po pajtohen më shumë me të, me sa janë pajtuar para disa vitesh.

Sipas tij, fitorja e VV-së do të sjellë transformim të madh.
“Do të jetë një hap i madh dhe transformim për vendin”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ndonjë sondazh për të gjetur se ky qëndron me përkrahje thotë se nuk e kanë bërë një gjë të tillë sepse kushtojnë shumë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›