E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj uron Papën e ri

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar me delegatin apostolik të Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, ka uruar atë për përzgjedhjen e kardinalit, Jorge Mario Bergoglio, për papë të ri të Selisë së Shenjtë, papën Francis.

Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i gëzuar për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe besimtarëve katolik në gjithë botën, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për përkrahjen tradicionale që ka dhënë Vatikani për Kosovën si dhe për lidhjet e fuqishme shpirtërore, politike dhe kulturore në mes të Selisë së Shenjtë dhe Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›