SHBA ndihmon Pakistanin me 150 milionë dollarë

Islamabad, 19 gusht – SHBA do të rrisë ndihmën për Pakistanin e goditur nga përmbytjet në 150 milionë dollarë, ka deklaruar sot senatori amerikan, John Kerry, duke theksuar se Washingtoni nuk dëshiron rritjen e ekstremizmit islamik për shkak të krizës.
Siç raporton AP, përmbytjet kanë prekur 20 milionë njerëz dhe rreth një të pestën e territorit pakistanez, duke i shkaktuar telashe qeverisë, e cila po lufton kundër al-Qaidas dhe dhunës së talibanëve.
Organizatat humanitare dhe SHBA janë ankuar se donatorët e huaj nuk kanë qenë mjaft të shpejt apo bujar për të ndihmuar viktimat.
SHBA-ja ka dërguar helikopterë ushtarakë për zonat e goditura, si pjesë e pakos të ndihmave në vlerë prej 90 milionë dollarë.