Obama: Për shkak të Oprah më duan shumë njerëz

Duke e përmbyllur manifestimin për mbledhjen e ndihmave për fushatën e tij presidenciale në Atlanta, Barack Obama nuk la pa e përmendur në mënyrë të veçantë gazetaren më të pasur në botë, Oprah Winfrey.
“Rasti im është si ai i librave dhe i kremit për lëkurë: Kur Oprah vendos të dojë diçka, atëherë atë gjë e duan edhe shumë njerëz të tjerë”, tha me buzëqeshje Obama.
“Ajo është mike e imja shumë e mirë. Shumë herët ka vendosur ta mbështesë këtë tip me emër të çuditshëm. Edhe sot e kësaj dite ajo është grua së cilës Michel dhe unë i drejtohemi për mendim jo vetëm për temat e përditshme, por edhe për atë që të na ndihmojë për ta mbajtur fokusin në perspektivë të gjerë”, tha presidenti amerikan.
“Është e pabesueshme krejt ajo që ka bërë për shumë njerëz, jo vetëm në Amerikë por në mbarë botën. Prandaj vetëm dua t`i them faleminderit”, përfundoi Obama.