E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ruse arreston dhjetra protestues ne Moske

Policia ruse arrestoi dhjetra protestues qe po demonstronin para nje stacioni televiziv ne Moske pasi transmetoi nje dokumentar ku thuehj se shiheshin njerzit duke u paguar per te dale ne protesta kunder presidentit te zgjedhur Vladimir Putin.

Te pakten 500 veta u mblodhen sot per nje miting afer kulles me te madhe televizive ne qytet. Shume prej tyre brohoritnin Turp NTV dhe Rusia pa Putinin.

Aktivisti rus i opozites Sergei Udaltsov i cili ishte ne radhet e te arrestuareve  e cilesoi si tradhtar gazetarin i cili kishte pergatitur filmin.

Programi i televizionit NTV Anatomia e nje Proteste akuzon se disa nga pjesemarresit ne tubimet e protestave e kane bere kere gje kundrejt pagesave me para ne dore. Programi linte te kuptohej gjithashtu se kjo levizje ishte financuar nga Perendimi.

NTV dikur ka qene nje stacion i pavarur televiziv por ra nen kontrollin e shtetit kur zoti Putin erdhi per here te pare ne pushtet ne vitin 2000. Drejtuesit e ketij rrjeti televiziv thane se kete film dokumentar do ta ritransmetojne edhe sot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›