Venizelos do te degjoje popullin ndersa kandidon per kreun e PASOK-ut

Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos u zotua sot se do te degjoje popullin nderkohe qe kandidon i vetem per te marre drejtimin e partise socialiste PASOK. Zoti Venizelos tha se partia e tij do te kete nje fillim te ri nderkohe qe mori pjese ne votimet partiake sot ne Athine.
Ministri 55 vjecar pritet te jape doreheqjen nga posti te henen pas konfirmimit si drejtuesi i ri PASOK-ut. Zoti Venizelos do te marre drejtimin e partise nga George Papanderou i cili dha doreheqjen si kryeminister i vendit ne muajin nentor.
Fokusi i menjehershem per zotin Venizelos do te jete pergatitja e partise per zgjedhjet parlamentare qe pritet te mbahen nga fundi i prillit dhe fillimi i majit.
Popullariteti i PASOK-ut ka rene dhe anketat e opinionit tregojne se asnje parti nuk do te fitoje shumicen absolute ne zgjedhje mes zemerimit te publikut lidhur me masat e ashpera shtrenguese ekonomike.
Socialistet paten fituar bindeshem ne zgjedhjet e pergjitheshme te vitit 2009 por largimet nga partia dhe zemerimi publik lidhur me situaten ekonomike atje e detyroi partine ne pushtet qe te formonte nje qeveri te perkoheshme koalicioni me rivalet konservator nentorin e kaluar.
Anketat e fundit te opinionit kane treguar per renie te mbeshtetjes ne afro 11 perqind.
Ne duhet tu tregojme njerezve gjerat realiste dhe te pergjegjshme me nje gjuhe te vertete sepse vendi yne mund te qendroje perseri ne kembet e veta vetem kur jemi te bashkuar ne solidaritet.
Sikurse vete Greqia PASOK po vuan nga probleme serioze borxhesh. Partia nuk e ka paguar stafin prej disa muajsh dhe anetaret qe votuan sot iu desh te paguajne 2 euro per te hedhur voten.