E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme per tregun e makinave elektrike ne Shtetet e Bashkuara

Kompania amerikane e automjeteve General Motors ka marre disa vendime te veshtira lidhur me modelin e saj elektrik Chevrolet Volt. Duke u nisur nga problemet e kesaj kompanie disa analiste shtrojne pyetje mbi te ardhmen e makinave elektrike ne Shtetet e Bashkuara.

Frederico Goodsaid pronar i nje Volti mund te kaloje fshehtas pas njerezve. Ai thote se atij i pelqen heshtja e plote e makines se tij elektrike.

Zotit Goodsaid i pelqen gjithashtu te kaloje prane ketyre.

Une kaloj mbi 50 pika karburanti kur vij ne pune.

Bateria e Voltit zgjat rreth 75 kilometra. Me pas mund te perdore gjeneratorin me benzine per 550 kilometra te tjera.

Zoti Goodsaid rimbush baterine e makines me ane te nje prize elektrike te thjeshte ne shtepi ose ne pika rimbushjesh te baterive rreth zyres se tij.

Neil Kopit punon ne nje kompani te shitjes se automjeteve ne Maryland. Ai thote se Chevrolet Volt preferohet nga njerezit.

Ne po kerkojme makina shtese per te shitur sepse per momentin nuk kam mjaft per njerezit qe duan te blejne.

Ky eshte entuziazmi qe Presidenti Obama shpresoi te shihte kur ai vizitoi fabriken e prodhimit te Voltit ne korrik te vitit 2010 pasi qeveria i dha kompanise General Motors kredi miliarda dollareshe per te shmangur falimentimin.

Po prodhoni makinat e se ardhmes.

Por shitjet e Voltit nuk arriten objektivat per vitin 2011 dhe pesuan renie ne janar dhe shkurt. Per kete arsye General Motors do te ndaloje prodhimin e automjetit per pese jave. Kjo ka ngjallur pikepyetje mbi te ardhmen e makinave elektrike ne Shtetet e Bashkuara.

Lacey Plache punon per Edmunds.com nje faqe informative interneti qe vizitohet nga njerezit 14 milione here ne muaj. Ne folem me te me ane te Skypit.

Problemi kryesor eshte se keto automjete jane shume me te shtrenjta se modelet e ngjashme me karburant.

Zonja Plache thote se perdoruesit do te mund te shihnin nje leverdi vetem nese cmimi i karburantit do te dyfishohej. Ne te njejten kohe thote ajo po prodhohen makina me karburant me ekonomike.

Kjo i krijon konkurrence shume te forte makinave elektrike.

Nje tjeter problem eshte mungesa e prizave elektrike publike. Ato nuk jane te vecanta jane thjesht priza te zakonshme. Por pa to perdoruesit jane te shqetesuar nese i duhet te largohen shume prej shtepise. Pavaresisht ngadalesimit te prodhimit te Voltit kompanite e tjera prodhuese amerikane nuk po frenojne.

Mark Vaughn shkruan per revisten Autoweek.

Brenda dy vjeteve ne do te kemi ne tregun amerikan te automjeteve 20 modele makinash elektrike te disponueshme. Dhe nderkohe qe njerezit do te mesojne se ato funksionojne une mendoj tregetimi i tyre ne SHBA do te rritet.

Ne Voltin e tij zoti Goodsaid thote se pak vjet nuk jane asgje.Kur mora patenten une perdorja makinen e mamase sime nje Peugeot e vitit 1967 dhe kohet kane ndryshuar.

Por mund te jete nje rruge e gjate deri sa teknologjia te marre shpejtesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›